Një person është raportuar i zhdukur në Drenas.
Sipas raportimit të bërë në polici, ankuesi ka njoftuar se djali i tij është larguar nga shtëpia më 19 prill 2026, rreth orës 11:00.
Sipas deklarimit të ankuesit, që nga momenti i largimit nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin, autoritetet kompetente kanë nisur procedurat përkatëse hetimore për gjetjen e personit dhe sqarimin e rrethanave të zhdukjes.