Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet e zhdukur një 86-vjeçare në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare raportohet se është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, për çka kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Lajmin për Kohën e ka bërë të ditur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ky shërbim ka njoftuar se 86-vjeçarja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer më.

“Bëhet fjalë për një 86-vjeçare e cila ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer më. Familjarët përkundër kërkimeve nuk kanë mundur ta gjejnë, për çka e kanë kontaktuar edhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës. Skuadra ka dalë në terren dhe ka nisur kërkimet”, thuhet në përgjigje.