Tre persona në Fushë-Kosovë e Obiliq janë raportuar të zhdukur që nga 17 qershori.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një grua në Fushë-Kosovë ka informuar se burri është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia ka njoftuar të martën se rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq në Obiliq është njoftuar se dy persona, një burrë dhe një grua, janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetim.
Në raport nuk është bërë e ditur për moshën e personave të cilët janë raportuar të zhdukur.
Artikuj të ngjashëm