Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Qafë Thanë, arrestohet maqedonasi që trafikonte hashash

Foto: Ilustrim

Një shtetas maqedonas është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës, si posedues i një sasie droge të dyshuar kanabis sativa, të fshehur nëpër paleta druri në rimorkion e një kamioni.

Edhe pse sasia e drogës ende nuk është përcaktuar, në pranga ka rënë 40-vjeçari maqedonas, Nikola Damcheski, në mjetin e të cilit tip “Volvo” me targa OH 9622 AB dhe rimorkio OH 0696 AC, kishte paleta druri, raporton Tch.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve i goditjes së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe vjen pas një kontrolli rutinë të procesit të skanimit për mjetet që kalojnë pikën kufitare.

Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të çdo palete u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur kuti plastike me ngjyrë të zezë, të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Kamioni i kapur është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Korçës, ku do të nxirren të gjitha kutitë me lëndë narkotike dhe do të peshohet sasia e saj.

Artikuj të ngjashëm