Policia e kufitare e Kosovës ka sekuestruar 1000 kilogramë duhan i cili po hynte nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.
Sipas njoftimit, duhani është kapur në një furgon i tipit Wolsfagen LT.
Policia bën të ditur se pas tentativës së të dyshuarit për t'ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, autoritetet kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin në afërsi të tregut të gjelbër.
Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg).
Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin.
Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar