Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Punëtorit të një poste private i grabiten 730 euro në Gjilan

Një person ka rënë pre e grabitjes në Gjilan gjatë ditës së djeshme.

Viktima, punëtor i një poste private, ka informuar Policinë se derisa ishte duke e dërguar një porosi për një klient, dy persona të maskuar i kanë grabitur rreth 730 euro para të gatshme.

Sipas viktimës, personat kanë përdorur sprej dhe elektroshokë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.