Punëtori i një poste të shpejtë ka raportuar në polici se derisa ishte në veturë bashkë me një person tjetër, persona të panjohur nën kërcënim të armës, ia kanë grabitur mbi 3.000 euro.
Sipas njoftimit të policisë të martën, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që janë sulmuar edhe fizikisht.
“Viktima (m) ka raportuar se derisa ka qenë në veturë të postës së shpejt me viktimën tjetër (m), para shtëpisë, persona të panjohur duke i sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës ua kanë grabitur një shumë parash prej 3.350 euro (pazarin ditor) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtinë, punëtorit të postës së shpejtë ia grabisin veturën dhe paratë
-
Dy të maskuar në Kaçanik ia grabitën mbi 500 euro punonjësit të një poste
-
Punonjësi i postës së shpejtë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro