Kronikë

Punëtori i një marketi në Prishtinë dyshohet se ka vjedhur cigare, arrestohet

Menaxheri i një marketi në Prishtinë ka raportuar se, i dyshuari, punëtor i marketit, nga depoja i ka vjedhur disa pako cigare.

Sipas raportimit, i dyshuari i kishte futur pakot me cigare në çantën e tij.

Punëtori është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.