Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një polic, rekomandohet suspendimi i katër të tjerëve për përvetësim të cigareve të sekuestruara

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)

Një zyrtar policor është arrestuar, ndërsa katër të tjerë janë rekomanduar për suspendim, pasi dyshohen për veprën penale “përvetësim në detyrë”, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Sipas njoftimit, pesë zyrtarët policorë janë pjesë e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Departamentit Kufitar të Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave fillestare, rasti ka ndodhur më 13 mars 2026, kur zyrtarët policorë, pasi kishin sekuestruar mbi 100 paketa cigare nga persona të dyshuar për kontrabandë brenda territorit të Kosovës, dyshohet se kanë përvetësuar 24 prej tyre - rreth 12,500 pako cigare me vlerë rreth 30 mijë euro. 

"Ndërsa në Doganën e Kosovës janë dorëzuar vetëm 84 paketa cigare të sekuestruara", thuhet në njoftimin e tyre. 

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, polici i arrestuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa katër zyrtarët e tjerë po hetohen në procedurë të rregullt.