Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pronari i një restoranti në Gjakovë rrah kuzhinieren

Pronari i një restoranti në Gjakovë ka sulmuar fizikisht kuzhinieren. Pronari e kishte akuzuar kuzhinieren se ka bërë vjedhje brenda restorantit.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Viktima kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj, pronar i një restoranti, në të cilën ajo punonte si kuzhiniere. Arsyeja e sulmit ishte pasi pronari e kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit. I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.