Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pronari i një laboratori në Vushtrri nën hetim, kreu shërbime pa qenë profesionist

Foto: Reuters / ilustrim

Është iniciuar procedurë hetimore ndaj një pronari të një laboratori privat të licencuar në Vushtrri.

Dyshimet mbi të janë se përkundër se iu është tërhequr vërejtja, ai ka kryer shërbime laboratorike për të cilat nuk ishte profesionist.

“Me kërkesë te Ministrisë së Shëndetësisë dhe me urdhër të prokurorit te shtetit, është iniciuar procedurë hetimore ndaj te dyshuarit mashkull kosovar (pronar i një laboratori privat i licencuar) nën dyshimin se (edhe përkundër tërheqjes së vërejtjes nga inspeksioni shëndetësor në mes datave 18-27.04.2023, ne këtë laborator janë kryer shërbime laboratorike, i cili nuk është profesionist shëndetësor. I dyshuari në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së.