Tre persona janë arrestuar në Vushtrri për keqpërdorim të pozitës në një laborator.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve disa mujore të zhvilluara, me masa të fshehta të hetimit, sipas urdhëresës sw Gjykatës Themelore të Mitrovicës, kanë inspektuar laboratorin e analizave në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.
Aty hetuesit kanë konfiskuar edhe disa dëshmi.
“Gjatë inspektimit janë konfiskuar libra të protokollit dhe raporte mjekësore për të cilat dyshohet se laboranti V.T., (1959) në bashkëkryerje me kryeteknikun e këtij laboratori S.B., (1968) kanë shënuar vlera pa i ekzaminuar fare, sipas procedurës mjekësore (centrifugim dhe ekzaminim mikroskopik) dhe duke i paraqitur ashtu si kanë dashur në raportet mjekësore të pacienteve, duke filluar nga data 01.04.2022 e deri me datën 31.05.2022”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Mbi dyshimin e bazuar për të dyshuarit B.B., shef i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri, S.B., kryeteknik i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri dhe V.T., Laborant i Laboratorit në atë QMF, janë arrestuar për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
-
Dy mjekë në Vushtrri arrestohen për marrje ryshfeti
-
Aktakuzë ndaj mjekut në Vushtrri që dyshohet se përfitonte para nga raportet mjekësore
-
Mjeku në Vushtrri arrestohet për ryshfet dhe lëshim të vërtetimeve mjekësore të rreme
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për mashtrim dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore
-
Pronari i një laboratori në Vushtrri nën hetim, kreu shërbime pa qenë profesionist