Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë sekuestruar tri automjete lidhur me rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit.
Zëdhënësi nga Prokuroria Speciale, Ekrem Lutfiu, në përgjigje për KOHËN ka thënë se “automjetet janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si pjesë e veprimeve hetimore në kuadër të rastit të ‘Thesarit”.
Për shkak se rasti është ende në fazë të hetimeve, Lutfiu ka thënë se nuk mund të japë të dhëna të tjera.
Policia e Kosovës, sot në raportin 24-orësh ka njoftuar mbi sekuestrimin e automjeteve.
“Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë sekuestruar tri vetura. Rasti është duke vazhduar të hetohet”, është thënë në raport.
Që nga 9 tetori, katër herë, tashmë i arrestuari Labinot Gruda, ish-zyrtar i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka transferuar mjete në mbi 2 milionë euro prej Ministrisë së Infrastrukturës në llogari të një operatori ekonomik, “LDA Group” Sh.P.K.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për vjedhjen e dy milionë eurove të Thesarit
-
Sekuestrohen nëntë automjete, dyshohen se u përfituan përmes mashtrimit kompjuterik
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
33 persona në paraburgim në rastin “Qielli i thyer”, sekuestrime e ngrirje të pasurisë në vlerë rreth 80 milionë euro
-
Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar