Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy personave nën dyshimet se kanë kryer vjedhjen e dy milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit.
Të pandehurit Labinot Gruda dhe Kadri Shala akuzohen për disa vepra penale.
Gruda akuzohet për “keqpërdorim të detyrës”, “hyrje në sistem kompjuterike”, “vjedhje identiteti dhe pajisja e qasjes” dhe “shpëlarje parash”.
Ndërkaq Shala akuzohet për “shpëlarje parash”, “ndihmë” në ndërlidhje me “keqpërdorim detyre”.
Të dy dyshohen për shkaktimin e dëmit të Thesarit të Shtetit në vlerë prej mbi dy milionë eurosh.
Edhe
Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari
Po ashtu është kërkuar konfiskimi i katër veturave që dyshohet se janë rrjedhojë e këtij aktiviteti, shuma e të hollave që janë ngrirë dhe të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar.
Në tetor të 2020-s ishin zhdukur dy milionë eurot nga Thesari i Shtetit. Dyshimet e para ishin se vjedhja qe kryer përmes sistemit elektronik. Ishin bërë katër pagesa në emër të tri projekteve rrugore. Detajet e ngjarjes mund t'i mësoni duke klikuar KËTU.
-
21 vjet burgim dhe 41.500 euro gjobë për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari
-
Më 7 dhjetor shpallet aktgjykimi për vjedhjen e 2 milionë eurove të Thesarit
-
Shtyhet seanca për rastin “Thesari”, i akuzuari Shala po negocion me prokurorinë
-
I akuzuari për vjedhjen e 2.1 mln € pranon se i mori mjetet, por nuk ndihet fajtor