Kronikë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër personave për keqpërdorim të pozitës dhe shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ndaj të pandehurit B.R., është ngritur aktakuzës, për “ushtrim të ndikimit”, “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “shpëlarje të parave”, ndërsa ndaj të pandehurve I.B, L.L. dhe M.E., është ngritur aktakuzës për veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Aktakuzë për ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës dhe shpëlarje e parasë

“Në aktakuzë, është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë, gjegjësisht vetura të tipit ”Audi” F2 S7 Sportback, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2019’, e cila gjatë fazës së hetimit ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale nga i pandehuri B.R.”, thuhet nga Prokuroria Speciale.