Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria jep detaje për mjekun e pensionuar që falsifikoi certifikatën për të punuar edhe një vit në Spital

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj të dyshuarit R.O., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Legalizim i përmbajtjes së rreme’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE: Falsifikoi datën e lindjes për t’ia vazhduar punën, arrestohet

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, në kohë të pacaktuar, në Gjilan, i dyshuari R.O., edhe pse kishte arritur moshën e pensionimit, me qëllim që të vazhdonte edhe një vit punën si mjek në Spitalin Regjional në Gjilan, kishte nxjerrë certifikatën e lindjes, në Zyrën e Ofiqarisë në Gjilan, në të cilën kishte ndërhyrë duke e ndryshuar vitin e lindjes, ku të njëjtën pastaj e ka dorëzuar në Spital, me ç’rast ka vënë në lajthim administratën e Spitalit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Koha.net.

Në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartshënuar, pasi që moshën e pensionimit e kishte arritur më 24 korrik 2016, mirëpo përkundër kësaj kishte vazhduar punën deri më 24 korrik 2017.