Kronikë

Falsifikoi datën e lindjes për t’ia vazhduar punën, arrestohet

Dje në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka falsifikuar datën e lindjes në kopjen e Ekstraktit nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, me qëllim që të vazhdoj punën edhe për një vit më shumë, për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.

Me vendim të prokurorit, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.