Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka reaguar ndaj Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) lidhur me, siç thonë, pretendimet e ngritura se “Prokuroria Themelore në Prishtinë me mos veprim ia shkeli të drejtën në jetë Sebahate Sopin”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se gjatë ditës së djeshme, më 16.03.2021, në mënyrë të detajuar nëpërmjet komunikatës për media ka njoftuar opinionin për ndërmarrjen e të gjithave veprimeve të nevojshme procedurale lidhur me këtë rast.
“Edhe njëherë sigurojmë opinionin se Prokuroria bazuar në kompetencat dhe autorizimet e veta i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në trajtimin e këtij rasti me profesionalizëm dhe efikasitet. Prandaj, pretendimet e ngritura nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) janë krejtësisht të pavërteta dhe të pabazuara në ndonjë shkresë të lëndës së këtij rasti”, thuhet në njoftim.
-
Vrasja e Sebahate Sopit: Kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit dhe prokurorit
-
IKD dhe RrGGK: Prokuroria dhe Policia neglizhuan rastin e Sebahate Sopit
-
Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës
-
Kushtetuesja konfirmoi se Morinës iu mohua e drejta për jetë, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Munishi
-
IKD: Kushtetuesja joefikase në trajtimin e të drejtave të viktimave të dhunës në familje