Arbëri

IKD dhe RrGGK: Prokuroria dhe Policia neglizhuan rastin e Sebahate Sopit

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë reaguar ndaj neglizhencës që sipas tyre ka treguar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës ne rastin e Sebahate Sopit. Sipas tyre, këto të fundit nuk kanë përmbushur obligimet ligjore në rastet ku cenohet integriteti i grave tek veprat penale te dhunës në familje.

Në një konferencë për media, IKD dhe RrGG, kanë publikuar gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”.