Prokuroria Themelore e Pejës vetëm gjatë muajit nëntor ka ngritur 174 aktakuza, ndaj gjithsej 228 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Gjatë muajit paraprak, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 164 (njëqindegjashtëdhjetekatër) aktakuza, kundër 211 (dyqindenjëmbëdhjetë) të pandehurve, transmeton Koha.net.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit nëntor janë ngritur gjithsej 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 17 (shtatëmbëdhjetë) personave.
Prokuroria Themelore e Pejës thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
-
Për 16 muaj Prokuroria e Pejës ngriti 139 aktakuza për ndërtime pa leje
-
Në Pejë, për 15 muaj 106 aktakuza për ndërtime pa leje
-
Për një muaj, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 167 aktakuza kundër 202 personave
-
Për një ditë janë ngritur 93 aktakuza
-
Prokuroria në Ferizaj me 160 aktakuza brenda një muaji