Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se gjatë muajit gusht, ka ngritur 167 aktakuza, kundër 202 personave për raste të ndryshme penale.
Gjithashtu, njoftohet se gjatë muajit gusht, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 42 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 18 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokuroria në Ferizaj me 160 aktakuza brenda një muaji
-
Prokuroria e Ferizajt me 167 aktakuza për një muaj
-
Prokuroria në Ferizaj ka ngritur 199 aktakuza për një muaj
-
Prokuroria Themelore në Ferizaj këtë javë ka ngritur 73 aktakuza
-
Gjatë 2021-tës, Themelorja e Ferizajt ngriti 214 aktakuza për raste të dhunës në familje