Prokuroria Themelore në Ferizaj, vetëm gjatë kësaj jave ka ngritur gjithsej 73 aktakuza, ka paraqitur 4 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 19 aktvendime për fillim të hetimeve.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj jave, janë ngritur 6 aktakuza dhe janë bërë 2 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 64 aktakuza, ka bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë 11 aktvendime për fillim të hetimeve.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave ka ngritur 3 aktakuza dhe ka marrë 3 aktvendime për fillim të hetimeve.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.
-
Për një muaj, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 167 aktakuza kundër 202 personave
-
Prokuroria në Ferizaj me 160 aktakuza brenda një muaji
-
Prokuroria Themelore e Ferizajt ngrit 72 aktakuza brenda një jave
-
Gjatë 2021-tës, Themelorja e Ferizajt ngriti 214 aktakuza për raste të dhunës në familje
-
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar 16 persona brenda javës