Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Prishtinë në pasditen e të hënës.
Një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë derisa ishte duke punuar në pyll. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dal në vendin e ngjarjes.
“Prishtinë 01.08.2022 – 18:50. Raportohet se një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra derisa ishte duke punuar në pyll. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm