Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prishtinë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri nga dy persona të pa njohur.
Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.