Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prezantohet si polic, arrestohet në flagrancë teksa kryente “bastisjen”

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person në Prizren i cili i maskuar kishte hyrë në një shtëpi për të kryer “bastisje” pasi ishte prezantuar si zyrtar policor.

Një patrullë policore që ishte duke lëvizur në afërsi të lokacionit në rrugën “Besnik Kastrati” kishte reaguar duke e zënë në flagrancë të dyshuarin, sipas njoftimit nga policia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit në rrobat e të dyshuarit i është gjetur substancë e dyshuar narkotik.

Më pas policia ka bërë identifikimin e të njëjtit, që rezulton të jetë me mbiemër Deliaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar nën masën e arrestit shtëpiak.