Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pret malin që ishte në kontest pronësor, lirohet në procedurë të rregullt

Në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar për shkatërrim të pyjeve dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit të Policisë ai kishte prerë pyllin për të cilin ishte në kontest pronësore me një pëson tjetër dhe i ishte gjetur një pushkë gjahu me leje të skaduar.

“Gjakovë,30.08.2023-16:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte prerë pyllin për të cilin janë në kontest pronësor me ankuesin. Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë gjahu të cilin e posedonte me leje të skaduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari thuhet se është liruar në procedurë të rregullt.