Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prangoset sulmuesi dhe plaçkitësi i 40 eurove

Në Prizren dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Ai, së bashku me një person tjetër i cili gjendet në arrati e kanë sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull K/Shqiptar, njofton Policia.

Të sulmuarit i janë marrë 40 euro para.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.