Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi u konfiskuan kokainë, armë dhe para të gatshme në banesë, transmeton Shqip raportimin e medieve britanike. Mediat angleze raportojnë se aksioni policor u zhvillua në 7 maj në zonën e Hornsey si pjesë e një hetimi nga ana e përbashkët e NCA dhe Policisë Metropolitane, sektori i Krimit të Organizuar (OCP). Konkretisht në pranga ranë 2 shqiptarët Arben Sulka, 30 vjeç si dhe Elton Osmenaj, 32 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë, dy të rinjve iu gjeten në një dollap 25.000 paundë dhe 24 fishekë si dhe një ditar, ku shënoheshin të dhënat e aktivitetit të shpërndarjes së drogës.
Po ashtu, mes rrobave atyre iu gjet dhe një pistoletë e kalibrit “.32”, ndërsa pas tualetit ata kishin një kilogramë kokainë. ‘Hamhigh.co’ shkruan se Sulka u përpoq të arratisej duke u hedhur nga ballkoni, por tentativë që rezultoi pa sukses. Ndaj tij rëndon akuza e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ndërkohë, Elton Osmenaj, i cili jetonte në të njëjtën banesë me Sulkën u arrestua një ditë më vonë, në një zonë tjetër të Londrës. Ndaj Osmenaj, përveç akuzave të shpërndarjes së lëndëve narkotike, rëndon edhe ajo e armëmbajtjes pa leje.
-
Arrestohen dy shqiptarë në Londër, u kapën me 80 kilogramë kokainë
-
Arrestohen dy shqiptarë në Londër pasi zihen me 20 kilogramë kokainë
-
Gjendet në kuti bananesh sasia më e madhe e kokainës në Londër, të arrestuar edhe disa shqiptarë
-
Shqiptari në Londër kishte fshehur 5 kilogramë kokainë nën shtratin e fëmijës
-
Arrestohen dy shqiptarë e një vietnamez pasi shndërruan një klub nate në fermë kanabisi në Angli