Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë sot për Koha.net se policia ende është nën hetime për të zbardhur rastin e vrasjes së 16-vjeçarit, Aulon Zeka.
Aulon Zeka është vrarë dje në Prishtinë, trupi i të cilit është gjetur i shtrirë në tokë afër një kioske në rrugën Gjon Sereqi-Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi ende duke punuar në zbardhje të rastit. Jemi nën hetime për të zbuluar edhe shkaqet e vrasjes së tij. Janë disa faza të cilat ende nuk mund të bëhen publike”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.
Zëdhënësja e policisë gjatë ditës së djeshme ka thënë se rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.