Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep detaje për vrasjen e 16-vjeçarit

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka treguar për Koha.net se vrasja që u bë sot në Prishtinë, ka të bëjë me një 16-vjeçar inicialet e të cilit janë A.Z.

“Trupi i të ndjerit është gjetur sot i shtrirë në tokë afër një kioske në rrugën Gjon Sereqi-Prishtinë. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka treguar Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ahmeti ka thënë se aktualisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.