(E plotësuar 14:22)
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Koha.net vdekjen e një të riu në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore gjendet i shtrirë në tokë afër një kioske në Rrugën Gjon Sereqi - PRISHTINË. Në atë lokacion përveç njësive policore ka dalë edhe ekipa e ndihmës së shpejtë ku e ka konstatuar që personi është i vdekur. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin. Këto janë informatat që mund t'i konfirmojmë aktualisht”, ka thënë ajo.
*************************************************
Vritet një 16-vjeçar në Prishtinë
Trupi i një 16-vjeçari është gjetur i pajetë tek shkolla “Model” në Prishtinë.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me zëdhënësit e policisë për informim por nuk ka gjetur qasje.
Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje.