Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia u konfiskon targat 12 automjeteve në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë vetëm gjatë natës së kaluar gjatë kontrollit në trafik kanë ndaluar dhe identifikuar 29 raste të kundërvajtjeve të ndryshme në trafik.

Sipas një njoftimi të policisë kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, ndër to janë identifikuar 12 automjete në qarkullim me regjistrim të skaduar me ç’ rast u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.

Më tutje policia ka bërë të ditur se në mbështetje dhe zbatim të planeve operative “Sezoni veror” 2021, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në vazhdimësi është duke operuar në mbështetje të stacioneve policore në nivel rajoni, ku rezultatet janë evidente si në fushën preventive po ashtu edhe në reagim.