Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i hetimeve gjatë një kontrolli në një shtëpi në fshatin Borova të Leposaviqit ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të armëve.
Tek i dyshuari janë konfiskuar tre raketahedhëse, dy granata dore M75, dy pushkë automatike AK 47, 259 fishekë 7.62 mm., 45 fishekë 7.65 mm., dy radiobaze ushtarake dhe dy radiobaze tjera.
Njoftohet se raketahedhësit dhe granatat e dorës janë tërhequr nga njësia e deminimit e Policisë së Kosovës.
Personi i dyshuar/pronari i shtëpisë nuk është hasur ne shtëpi.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohen municion e pajisje ushtarake në Leposaviq
-
Sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy raste të ndara në Leposaviq
-
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
-
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq
-
Policia gjen armë në tri lokacione të ndryshme në veri