Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një operacion që ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se operacioni policor përfshinë disa lokacione të ndryshme dhe se po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente”, tregoi Kelani.
Sipas tij, aksioni është duke vazhduar ende. Nuk është bërë e ditur se në cilat qytete po zhvillohet. \ Ksp
-
Operacioni policor - dyshohet për trafikim droge, krim të organizuar dhe pastrim parash
-
Policia me aksion në dy zona të Kosovës
-
Policia zhvillon operacion kundër terrorizmit në Kaçanik
-
Krimet Kibernetike me aksion në disa rajone të Kosovës
-
Policia me aksion të gjerë për luftimin e kontrabandimit të mallrave