Dy raste të vdekjes në 24 orët e fundit janë duke u trajtuar nga Policia.
Në Pejë, sipas njoftimit të Policisë, është raportuar se një mashkull kosovar deri sa ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Policia.
Një person në Istog ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur pa shenja jete gruan e tij. Njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas njoftimit nga Policia, në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.