Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në Pejë.
Rastin e parë thuhet se e ka raportuar një grua e cila ka njoftuar se djali i saj me probleme psikike është pa shenja jete. Ky rast ka ndodhur të martën.
“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se djali i saj me probleme psikike është pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa në rastin tjetër, i cili ka ndodhur të hënën, thuhet se një burrë i raportuar më herët si i zhdukur, është gjetur nga familjarët dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Nga familjarët e tij është gjetur viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i raportuar si person i zhdukur. Mjeku kujdestar ka konstatuar viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.