Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia po e kërkon një të dyshuar për prodhim të artikujve të dëmshëm ushqimorë

Policia në Pejë ka lëshuar një njoftim të premten, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi i cili dyshohet për veprën penale “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

I dyshuari është Enis Vejhapi, sipas Policisë, i lindur më 10.05.1996 në Mitrovicë.

Policia u ka kërkuar qytetarëve që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.