Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në mesditë, ka parandaluar hedhjen e një të riu nga ura në fshatin Bardhosh në Prishtinë, në pjesën e autostradës Trudë-Mazgit.
Sipas njoftimit nga policia, rreshteri B.B. dhe zyrtari policor Sh.D. gjatë patrullimit rutinë në autostradë, kishin vënë re të riun që ka tentuar të hidhej nga ura. Në vend të ngjarjes bëhet e ditur se kanë qenë edhe të mitur që e kanë mbajtur me forcë personin që të mos hidhej.
“Policët duke përdorur metoda të komunikimit nga distanca dhe duke iu afruar me kujdes personit në fjalë, arrijnë të kalojnë pengesat e autostradës, ta mbajnë me komunikim derisa i afrohen dhe e marrin nën kontroll”, thuhet në njoftim të policisë.
Në vendin e ngjarjes, policia njofton se kishte arritur edhe familjarë të të riut , që është shoqëruar në Qendrën Psikiatrike të QKUK-së. Rasti është duke u trajtuar nga institucionet përkatëse, ka bërë të ditur policia, që ka apeluar të gjithë ata që kanë informata apo janë dëshmitarë të rasteve të tilla të thërrasin në numrin 192 për parandalim.
-
Arrestohet 65-vjeçari në Bardhosh, dyshohet se tentoi ta vriste djalin e tij
-
Arrestohet një 19-vjeçar në Prishtinë për grabitje në tentativë
-
Arrestohet një 18-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se shtiu me armë
-
Arrestohet për “tentimdhunim” një i dyshuar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
-
Arratiset i kërkuari, një person tjetër i ndihmoi duke penguar policët