Policia e Kosovës ka nisur hetim për dy raste të vdekjes, një në Suharekë e tjetri në Viti. Në Suharekë një person ka humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe është rrokullisur. Viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë, e nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa në Viti është raportuar se viktima është dërguar në Qendrën e Emergjente pasi duke fikur një zjarr fushor, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.