Policia e Kosovës në Pejë njofton se më 18 dhjetor rreth orës 16:25, një qytetar ka lajmëruar në polici se në qendrën tregtare “Meto Bajraktari” në Pejë, kishte gjetur një kartëmonedhë, vlerën e së cilës nuk e tregon policia, dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin policor në Pejë.
Sektori i hetimeve ka siguruar incizimet nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare “Meto Bajraktari”, ish “Shtëpia e mallrave” dhe në incizimet vërehet kur një personi të gjinisë mashkullore nga portofoli në dysheme i bie kartëmonedha.
“Me qëllim që personit në fjale t’i kthehen paratë e humbura, kërkojmë që përmes mjeteve elektronike dhe të shkruara të informohet opinioni lidhur me çështjen dhe të paraqitet pranë këtij stacioni policor për të t’i marrë paratë e humbura me datën e cekur më lartë, personi të cilit i kanë humbur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Policia kërkon personin që mori paratë e huaja nga një bankomat në Pejë
-
Kartëmonedha 100 euro e falsifikuar gjendet në Pejë
-
Dy qytetarë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro të cilat ishin raportuar të humbura
-
Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro
-
Qytetari dorëzon në Polici kuletën me të holla që e gjeti në rrugë