Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë me dije se ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe ka ndaluar një shtetas në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Më datë 16.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.Gj, 46 vjeç, banues në Lezhë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar tek Kryqëzimi i Shënkollit, në mjetin e tij tip BMW të cilin po e drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 46, 67 gram lëndë e dyshuar narkotike Kokainë. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal”, bën me dije Policia e Shtetit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në vijim të këtij plan veprimi, Policia ka ndaluar shtetasin në kërkim, A. T, 38 vjeç, lindur në Malbardhë – Kurbin.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotikëve” parashikuar nga nenet 284/2 , 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
-
Arrestohet shtetasi i Kosovës, u zu në kufi me lëndë narkotike
-
Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohen dy shtetas të Kosovës, një tjetër në kërkim, dyshohet se shisnin drogë në Shëngjin
-
Arrestohet një i dyshuar për shpërndarje të kokainës, duke ikur nga Policia u vetaksidentua
-
Tre të arrestuar për narkotikë në dy raste të ndara