Policia e Kosovës është në kërkim të Burim Strumcakut dhe Valon Morinës, të kërkuar për implikim në veprat penale “privim i kundërligjshëm i lirisë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Sipas Policisë, Strumcaku nga fshati Abri e Epërme e Drenasit, 32-vjeçar, po kërkohet për veprën privim i kundërligjshëm nga liria, ndërsa Morina, 31-vjeçar nga fshati Çikatovë e Vjetër, po kërkohet për “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim e pasurisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë me ndonjë informacion që të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarve.


“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre”, thuhet në njoftimin policor.