Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në katër raste zë duhan të papërpunuar e cigare të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar 4 raste të ndryshme të prodhimit dhe kontrabandimit të cigareve dhe duhanit të papërpunuar.

Në një rast në Viti, Policia ka bërë të ditur se ka gjetur e konfiskuar sasi të konsiderueshme të duhanit në forma të ndryshme.

“Nga informacionet e pranuara në një rast është identifikuar një shtëpi banimi në Viti që është dyshuar për mall të kontrabanduar, ku më pas është bërë bastisja e shtëpisë dhe e objekteve përreth, me ç’ rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e duhanit në total 922.7 kg”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prej tyre 577.10 kg kanë thuhet se kanë qenë duhan i grirë refuz, 88,80 kg duhan i grirë i paketuar në qese dhe 259 kg duhan i papërpunuar.

Gjithashtu janë gjetur edhe 290 kg ambalazhe najloni për duhan dhe 497 kg ambalazh kartoni për duhan si dhe 1 makinë për ambalazhimin e duhanit.

Edhe Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut Kronikë Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut

Rasti i dytë thuhet se është identifikuar në fshatin Mjak.

“Gjatë vëzhgimit në një rrugë në fshatin Mjak, është vërejtur një veturë e cila ka hyrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, e cila pasi kishte vërejtur njësitë policore ishte larguar në drejtim të panjohur dhe pas marrjes së veprimeve për lokalizimin e saj, e njëjta është gjetur e braktisur dhe e ngarkuar me 12 mijë e 750 pako, në total 255 mijë copë cigare, sipas vlerës së tregut 22 mijë e 950 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në një rast tjerët Policia ka njoftuar se ka gjetur dhe konfiskuar 210 kg duhan të papërpunuar.

“Po ashtu pas trajtimit të informacioneve inteligjente nga njësia e lartcekur është identifikuar një shtëpi e pabanuar, me ç ‘rast është gjetur duhan i papërpunuar në sasi prej 21 thasësh, pesha 10 kg, në total 210 kg. Malli dyshohet që është sjellë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është i kontrabanduar, ku i njëjti është sekuestruar për procedura të mëtejshme policore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e katërt Policia ka njoftuar se ka sekuestruar gjithsej 461 pako të duhanit pa dokumentacion përkatës.

“Në vazhdën e marrjes së informacioneve rreth kontrabandimit me mallra, e në këtë rast atë të duhanit, në fshatin Ramnishtë, Viti, është ndaluar një automjet i ngarkuar me duhan të paketuar: Malboro 20 pako në sasi 500 gr. = 10 kg, Sobrani 80 pako, në sasi 500gr = 40kg, Davidoff 141 pako, në sasi 500 gr. = 70,5 kg, Slims Carelia 220 pako, në sasi 500 gr. = 110 kg, në total 230,5 kg, për të cilin nuk kishte dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftim.

Edhe Iu gjet 209 kg duhan i grirë, arrestohet për kontrabandim Kronikë Iu gjet 209 kg duhan i grirë, arrestohet për kontrabandim

Lidhur me rastet e lartcekura thuhet se është njoftuar prokuroria përkatëse e cila ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘kontrabandim me mallra’. “Në dy nga rastet e lartcekura ndaj dy personave të dyshuar të identifikuar pas intervistimit janë iniciuar raste në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Republikës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

{gallery}