Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia ndalon 22 persona për moszbatim të masave gjatë pandemisë

Foto: Enis Imeri / Koha

Gjithsej 22 persona janë ndaluar të dielen në komuna të ndryshme të Kosovës, për moszbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas raportit 24-orësh të së hënës të Policisë së Kosovës, 22 persona janë ndaluar në 17 raste të ndryshme në gjashtë komuna të Kosovës.

Në Prizren në tetë raste janë arrestuar 12 persona, derisa në Gjilan e Pejë nuk janë shënuar asnjë rast. Nga tri raste të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë janë shënuar në Ferizaj dhe Gjakovë, derisa nga një rast është shënuar në Mitrovicë të Jugut dhe të Veriut dhe nje në kufi.