Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave që nuk po respektojnë dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë.
Sipas raportit ditor, vetëm të dielën janë ndaluar 30 persona në 16 raste të ndryshme në disa prej komunave të Kosovës.
Komuna e cila prin me numrin e rasteve është ajo e Prizrenit, ku janë ndaluar gjithsej 19 persona.
Në Ferizaj Policia ka ndaluar 7 persona, në Prishtinë tre persona dhe në Mitrovicën e Jugut një person.
Kryesisht të gjitha rastet janë për mosrespektim të orarit të lëvizjes.
Artikuj të ngjashëm
-
58 të ndaluar për mosrespektim të masave brenda 24 orëve
-
Policia arrestoi 8 persona për 24 orë për mosrespektim të masave kundër Covid-19
-
Policia ndalon nëntë persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë
-
Ndalohen 20 persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë
-
Policia ndalon 22 persona për moszbatim të masave gjatë pandemisë