Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion për luftimin kundër trafikimit me njerëz dhe veprave tjera që ndërlidhen me prostitucionin.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka njoftuar se gjatë këtij aksioni në rajonin e Prishtinës, deri më tani janë arrestuar 8 persona, 2 meshkuj dhe 6 ferma.
“Pas hetimeve aktive, dhe angazhimeve të Policisë së Kosovës për luftimin e dukurive negative në vend, luftën e pa kompromis kundër trafikimit me njerëz dhe veprave tjera që ndërlidhen me prostitucionin, sonte është në proces të realizimit një operacion policor ku deri në këtë fazë në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës janë arrestuar 8 persona të dyshuar: 2 meshkuj dhe 6 femra, nën dyshimin e kryerjes së veprave ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’”, ka thënë Hoxha.
-
Arrestohen tetë të dyshuar për marrje me prostitucion
-
12 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë
-
Arrestohen pesë gra dhe një burrë pasi dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
-
Arrestohen pesë të dyshuar për mundësim ose detyrim në prostitucion
-
Tre të arrestuar në Prishtinë për prostitucion