Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës janë konfiskuar 20 patentë shoferë, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Janë bërë në total 570 kontrolle të veturave. Policia ka bërë apel te qytetarët që t’i zbatojnë rregullat e trafikut.
“Angazhimet policore në teren me qëllim të zbatimit të urdhrit operativ, për të ofruar siguri në trafikun rrugor dhe për të parandaluar aksidentet kanë vazhduar edhe sot. Gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara (11.01.2024), në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV), kështu që janë realizuar gjithsej 570 Pika Kontrolli për Vetura. Për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë. Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore”, thuhet nga Policia.
-
Gjatë 24 orëve u konfiskuan 34 patentë shoferë në Kosovë
-
55 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, konfiskohen 34 patentë shoferë
-
Policia konfiskon 29 patentë shoferë për 24 orë
-
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi
-
Mbi 13 mijë shoferëve iu ndalua drejtimi i automjeteve sivjet