Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 804 kontrolle, dhe janë konfiskuar 34 patentë shoferë për shkelje të rregullave të ndryshme të trafikut.
Policia ka thënë se janë regjistruar gjatë kësaj periudhe 34 aksidente trafiku.
Policia ka thënë se janë duke kryer aktivitete në terren e po marrin masa ndëshkuese. U ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat.
Të hënën në Prishtinë një këmbësor humbi jetën si pasojë e aksidentit të trafikut.
“Gjatë ditës së sotme në Prishtinë një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, andaj apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale”, ka thënë Policia.
-
Policia konfiskoi 20 patentë shoferë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
-
55 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, konfiskohen 34 patentë shoferë
-
Policia konfiskon 29 patentë shoferë për 24 orë
-
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi
-
Mbi 13 mijë shoferëve iu ndalua drejtimi i automjeteve sivjet