Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Prizreni, me dyshimin se ka kryer veprën penale kanosje.
Policia ka publikuar fotografi të tij dhe po kërkon nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e tij.
Veprën penale ai dyshohet se e ka kryer më 30 dhjetor të 2023-s në rrugën “Villiam Voker”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Kosovës po e kërkon një të dyshuar për ngacmim
-
IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje
-
Një person po kërkohet për ngacmim, Policia publikon pamje
-
Një person paraqitet në Polici, thotë se ndihet i kanosur që iu përmend emri për krime lufte
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik