Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për një rast të zjarrvënës në Gjilan.
Policia ka thënë se deri më tani nuk kanë arritur që ta identifikojnë këtë person.
“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Zjarrvënje’ i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”, thuhet në kërkesën e Policisë.
-
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për zjarrvënie
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së një të dyshuari për zjarrvënie
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi